21 October 2016

Kurvelesh,Tepelenë. Zhvillohen dy Operacione anti Cannabis. Sekuestrohen 520 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Një person në pranga.

Nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u zhvilluan dy operacione anti Cannabis. 
Si rezultat i operacioneve në vendin e quajtur "Minierat e Gusmarit", në Kurvelesh në një objekt të braktisur u kap ne flagrancë shtetasi:
A .S, 34 vjeç, banues në Borsh,  Sarandë.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë objekt u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar dhe 180 kg lëndë narkotike në proces tharje.  
Gjithashtu  nga operacioni i zhvilluar në fshatin Nivicë, në afërsi të rezervuarit, në dy kasolle u konstatuan bimë narkotike në proces tharje.  Nga kontrolli i ushtruar në këto dy kasolle u gjetën 310 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje si dhe bimë të kultivuara.  Bimët e kultivuara u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorev

No comments:

Post a Comment