Më datë 04.09.2016, rreth orës 12:30,
në fshatin Peshtan, në vendin e quajtur “Gropa e Bathishtes”, në një parcelë u
gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 2000 bimë të dyshuara narkotike të llojit
Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i
Kodit Penal.
Më datë 04.09.2016, rreth orës 14:30,
në Memaliaj, në fshatin Krahës, nga monitorimet e bëra nga ajri, raporti nr.
15, datë 17.08.2016, në parcelat,në 9 parcela, u gjetën të kultivuara dhe u
asgjësuan 1070 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Punohet
për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.
Më datë 04.09.2016, rreth orës 16:00,
në Memaliaj , në fshatin “Zhulaj”, nga monitorimet e bëra nga ajri, raporti
datë 17.08.2016, në 14 parcela, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 2300
bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Punohet për
identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.
No comments:
Post a Comment