Sekuestrohet 21 kg e 100 gr lëndë narkotike e
dyshuar Cannabis Sattiva.
Arrestohen
në flagrancë pesë shtetas
Në kuadër
të planit të përbashkët të masave të hartuar nga Policia Vendore e Qarkut
dhe ajo Kufitare për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve
narkotike, nga punonjësit e Policisë Kufitare që kryenin shërbim në vijën
e gjelbër u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve
narkotike dhe konkretisht:
Në orët e
para të mëngjezit në afërsi të Piramidës 28, punonjësit e policisë
kufitare që kryenin patrullim në vijën e gjelbër konstatuan
katër shtetas, të cilët nxorrën dy çanta krahu nga automjeti tip
"Wolsvagen", me targa YXB 2403 ku dyshohej se ishin të mbushura me
lëndë narkotike.
Menjëherë
shërbimet e policisë organizuan punën duke bërë të mundur kapjen e
këtyre shtetasve, ku gjatë kontrollit në brendësi të dy çantave
rezultoi të kishte 21 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.
Lënda
narkotike u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.
Nga
specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i
shtetasve :
F. A ,36 vjeç, banues në Suk 1,Fier.
A. C ,24 vjeç, banues në Suk 1 ,Fier.
F.H ,21 vjeç, banues në Suk 1 ,Fier.
K. LL ,30 vjeç, banues në Cakran ,Fier.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale
"Trafikim i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim " parashikuar
nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.






No comments:
Post a Comment