E djeshmja iku.

E nesërmja akoma s’ka ardhur.
Kemi vetëm të sotmen.
Le t’ia fillojmë.
Nëse lutemi, do besojmë!
Nëse besojmë, do dashurojmë!
Nëse dashurojmë, do shërbejmë!
Ne s’mund të bëjmë dot gjera të mëdha,
vetëm gjera të vogla me dashuri të madhe.
Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë,
por sa shumë dashuri vëmë, në të bërët.
Sa më tepër kemi, 

aq më tepër jemi të zënë,
aq më pak japim.
Por sa më pak kemi,
aq më të lirë jemi,
aq më shumë japim.
Varfëria për ne është liri.
Nuk është turp.
Është liri e gëzueshme.
Nuk ka televizor këtu, as këtë, as atë...
Por jemi shumë të lumtur.
Përpara se të flasim,
është e nevojshme të dëgjojmë,
Se Zoti flet në heshtje të zemrës.
Nëse vërtet duam të dashurojmë,

duhet të mësojmë si të falim!
Fëmijët kurrë s’mund të jenë mjaft.
Fëmijët janë jeta e Zotit!
Ka vetëm një Zot
dhe Ai është Zot tej të gjithë.
Është e rëndësishme të kuptohet
se gjithsecili shihet si i barabartë përpara Zotit.
Folu butësisht njerëzve!
Tregoje mirësinë në fytyre,
në sy, në buzëqeshjen tënde,
në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde,
gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore!
Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!
Në qoftë se je i përulur,

asgjë nuk të prek,
as lëvdim, as turp,
sepse ti e di mirë kush je.
Njeriu është i paarsyeshëm,
i palogjikshëm, egoist nuk ka rëndesi, duaje.
Po bëre mirë, do të të veshin qëllime dytësore
s’ka rendesi, bëj mirë.
Po realizove objektivat e tua,
do të gjesh miq të rremë dhe armiq të vërtetë
s’ka rëndësi, realizoji.
E mira që bën do të harrohet nesër
s’ka rëndësi, bëj mirë.
Ndershmëria dhe sinqeriteti
të bëjnë të lëndueshëm, s’ka rëndësi,
ji i sinqertë dhe i ndershëm.
Ajo që për vite ke ndërtuar mund në një çast
të prishet s’ka rëndësi, ndërto.
Nëse ndihmon njerëzit,

do të lodhësh, s’ka rëndësi, ndihmoji.
Jepi botës çka ke më të mirë,
e do të zënë me shqelma s’ka rëndësi,
jep... çka ke më të mirë.
No comments:
Post a Comment