06 September 2016

Ndalohet per mashtrim i riu qe mori motorrin dhe nuk dha parate


Nga specialistët e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë ndalimi i shtetasit :
K. D, 18 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ky shtetas u ndalua pasi : Ndaj tij ka bëre kallzim shtetasia O.D ,pasi shtetasi K. D. para disa ditësh i ka marrë një motocikletë tip Honda Astra ,pa dokumentacion me qëllim për ta blerë,por pasi e ka marrë nuk i ka kthyer as lekët as mjetin. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.


No comments:

Post a Comment