Arrestohen në
flagrancë dy shoferët e autobuzit , në të cilin u konstatua lënda
narkotike.

Më datë 03.09.2016, në kuadër të planit të masave të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, në P. K.K. Kakavijë, nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit në vijën e dytë, të ushtruar në autobuzin e linjës Shkodër -Athinë me targa ITM 8162 që drejtohej nga shtetasit :
Angjelin Suta , 39 vjeç, banues Lezhë dhe
Anastas Naska , 47 vjeç, banues në Ura Vajgurore ,Berat ,
Anastas Naska , 47 vjeç, banues në Ura Vajgurore ,Berat ,
kanë evidentuar disa pako të dyshimta të mbështjella me natriban ,të cilat ishin të fshehura në një vend të përshtatur mbi gomat e pasme. Menjëherë kanë bërë bllokimin e autobuzit, duke njoftuar grupin hetimor si dhe Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, u gjetën të fshehura në këtë vend të përshtatur 40 pako të mbështjella me natriban me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale 25 kg e 700 gr. Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe u sekuestrua dhe autobuzi.
No comments:
Post a Comment