Bashkai e Gjirokastres tha sebanorë të fshatit Valare, prej tri ditësh kanë ngritur shqetësimin e
tyre për lëvizjen e nxënësve të arsimit parashkollor e parauniversitar. Bashkia
Gjirokastër i përmbahet Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 682, datë
29.07.2015 “Për përdorimin e fondeve publike për transportimin e punonjësve
arsimorë që punojnë dhe të nxënësve që mësojnë jashtë vendbanimit”, i cili në
nenin 1, pika b, ka përcaktuar: “Përballimi nga fonde publike të shpenzimeve
për nxënësit që ndjekin institucionet arsimore publike të arsimit bazë, ose
kopshte publike që udhëtojnë, nga vendbanimi i përhershëm në një vendbanim
tjetër mbi 2 km, larg institucioneve arsimore publike më të afërta. Në asnjë
rast nuk përfitojnë shpenzime transporti nxënësit që udhëtojnë mbi 2 km, nëse
në vendbanimet e tyre funksionojnë institucionet arsimore publike”.
Për të
zgjidhur këtë ngërç, Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve iu dërgua peticioni, i
firmosur nga Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, banorët e pranishëm në takim si
dhe nga anëtarët e Këshillit Bashkiak.







No comments:
Post a Comment