Ripropozojme shkrimin e gazetarit Telnis Skuqi tre vjet me pare per Aeroportin e Gjirokastres
Aktualisht ka nisur shqyrtimi i nje projekti per nje Aerport ne Jug ku Gjirokastra duhet te konkuroje
GJIROKASTËR,
20 Dhjetor/ATSH/ – Llambi Margariti, vetëm ka dëgjuar nga babai i tij, që dikur
në qytetin e Gjirokastrës ka ekzistuar një aeroport, që u inagurua më 11 gusht
1929 nga italianët.
Sot
ky aeroport nuk ekziston, pavarësisht se ndodhet gërmadhë rreth 1 kilometër
larg qytetit, pranë luginës së Drinos.
“Im
at, sot nuk jeton, por vazhdimisht fliste për aeroportin, pasi ishte i vetëm
transporti ajror që kryente fluturim nga Tirana në Gjirokastër dhe
anasjalltas”, thotë Margariti, pedagog i artit në Universitetin e Gjirokastrës.
Sipas
tij, në vitet ‘30-’40, të shekullit të kaluar, ky aeroport kishte funksione,
ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore u përdor nga gjermanët dhe italianët.
Gjatë
kësaj periudhe, tregon Margariti, u zhvillua transporti ajror civil dhe linjat
kryesore ishin Tirana, Vlora, Korça dhe Brindisi (Itali).
“Ky
lloj transporti zgjati deri në fund të Luftës së Dytë Botorore, ndërsa gjatë
sistemit komunist u përdorë për qëllime ushtarake dhe emergjencash”, pohon Margariti,
pjesëtar i lobimit për rindërtimin e aeroportit të Gjirokastrës.
Margariti
e vlerëson pozitiv deklaratën e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës,
Edmond Haxhinasto, ku theksoj disa ditë më parë rëndësinë për një aeroport në
jug të vendit.
“Kemi
shpresa që aeroporti i Gjirokastrës do të rilind, pasi një qendër rajonale pa
standarde europiane nuk mund të kuptohet pa prezencën e një aeroporti”, thotë
Margariti.
Sipas
tij, Gjirokastra si qender rajonale e ka pasur dikur një aeroportin dhe i plotëson
të gjithë kushtet për të qenë e tillë.
“Pozicion
gjeografik i rajonit të Gjirokastrës është i favorshëm. Në jug të vendit
kryqëzohen rrugët lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, ku spikat afërsia me
Greqine, si dhe afërsia me portin ndërkombëtar të Igoumenices (Greqi) dhe
Sarandë”, nënvizon Margariti, ndërsa shton se Gjirokastra është qendër e
trekëndëshit kulturorë dhe mjedisorë Butrint-Gjirokastër-Berat.
Bexhet
Çobani, inxhinjer ndërtimi, sqaron se pista e aeroportit të Gjirokastrës ka
gjatësi 1200 metra, gjerësi 30 metra dhe ndodhet në lartësi 190 metra mbi
nivelin e detit.
“Aeroporti
ka një distancë 0.8 km nga ana lindore e qytetit dhe 0.5 km nga rruga kombëtare
Gjirokastër-Kakavije. Ka një sipërfaqe totale 124 mijë metra katrorë, prej të
cilat 96 mijë metër katrorë pistë fluturimi, 18 mijë metër katrorë shesh
rakordimi, ndërsa pjesa tjetër zonë shërbimi”, tregon Çobani.
Teodor
Bilushi, pedagog i gjuhës italiane pranë Universitetit të Gjirokastrës,
njëherazi Konsulli i Nderit Italian, shprehet se vitet e fundit Bashkia e
Gjirokastrës dhe Këshilli i Qarkut ka treguar interesim për rivënien në
funksionit të aeroportit.
“Rreth
gjashtë vjet më parë, pushteti vendor ndaloi ndërtimet e objekteve paleje,
pastroi pistën dhe vendosi shenjat kufizuese”, thotë Bilushi, ndërsa nënvizon
se në vitin 2008, Delegacioni Italian i Eksperteve (DIE) investoi për
rindërtimin e stacionin meteorologjik me standarde ndërkombëtare.
“Atë
vit, Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës në bashkëpunim me specialitët italianë
VSP (Volontari Senior Profesionali) dhe shoqërinë “Tecno Engineering 2C”, me
seli në Romë (Itali) realizuan një studim fizibiliteti, i cili ende nuk është
shfrytëzuar nga të tretët”, shton ai.
Bilushi
thekson se riaktivizimi i aeroportit të Gjirokastrës do të ndihmojë në
zhvillimin e turizmit në jug të vendit, si dhe do të krijojë një treg rajonal.
Turizmi
arkeologjik, kulturor dhe historik, vijon Bilushi, është një biznes fitimprurës
dhe fatmirësisht, këto tre elementë ekzistojnë. Funksionimi i aeroportit do të
ndikonte në dyfishimin e turistëve të huaj, si dhe do të konsolidonte
transportin ajror.
“Në
bazë të eksperienca ndërkombëtare, por dhe sygjerimeve konkrete të
specialistëve vendas dhe të huaj të aviacionit rezulton fakti se aeroporti i
Gjirokastrës i ka të gjitha elementet teknik për të qenë një aeroport rajonal
ndërkombetar”, pohon Bilushi.







No comments:
Post a Comment