Asgjësohen rreth 18 200 bimë të dyshuara Cannabis
Sattiva .
Operacion i zhvilluar nga Stacioni i Policisë Memaliaj
dhe Forcat e FNSH -së.
Nga ana e Shërbimeve të Stacionit të
Policisë Memaliaj më bashkëpunim me forcat e FNSH , u zhvillua një operacion
anticanabis , ku në vendin e quajtur "Marglliç", Kalivaç,
Njësia Administrative Krahës ,Memaliaj , në 25 parcela të
hapura rishtaz , u asgjësuan 18 200 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e
autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike ".







No comments:
Post a Comment