Ndalohet një shtetas për veprat
penale "Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim " dhe " Prodhim
dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake ".
Nga specialistët për Krimet e Rënda
në D.V.P Gjirokastër është bërë ndalimi i shtetasit : L. S. , 28 vjeç, banues në
Memaliaj. Ndalimi i këtij shtetasi u bë
në funksion të procedimit penal me Nr. 98/1 të vitit 2015 i pezulluar dhe i
rifilluar, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas është një prej
autorëve të dyshuar të vjedhjes me armë më datë 03.03.2015 në fshatin Dukaj,
Tepelenë. U sekuestruan në cilësinë e provës
materiale dy aparate celularë dhe një automjet tip "Mercedes " me
targa IMZ 8995. Materialet në ngarkim të këtij
shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të
mëtejshme.






No comments:
Post a Comment