31 August 2016

Memaliaj-asgjesohet marijuane

Memaliaj.

Vijojnë aksionet anti Cannabis.

Asgjësohen rreth 2 800 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva .

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë , për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur "Qafa e Ujkut", Njësia Administrative Buz , Memaliaj , u konstatuan dhe u asgjësuan në 4 parcela 800 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Gjithashtu në vendin e quajtur "Përroi i Dokaj " , Luftinjë 2 , Memaliaj , u kanstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela 2 000 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike ".

No comments:

Post a Comment