Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe
ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Bashkiake për kryerjen e detyrës.
Nga Specialistët e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin
e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Th. S , 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi :
Në tregun, në lagjen "Granicë" , Gjirokastër ky shtetas ka
ushtruar dhunë fizike dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Bashkiake gjatë
kryerjes së detyrës. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së
Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.






No comments:
Post a Comment