Sapo doli në treg libri me letrat e shkruara nga Ali Pashë
Tepelena!
Madhështia, egërsia dhe diplomacia e Ali Pashë Tepelenës kësaj
radhe nuk vjen nga këndvështrimi i studiuesve të huaj, por përmes fakteve dhe
dokumenteve të kohës së tij. Janë rreth 2400 letra, pjesë e korrespondencës së
Pashait të Janinës me kancelaritë perëndimore dhe lindore, të cilat i bëhen të
ditura lexuesit shqiptar për herë të parë. Ky është botimi i parë, në serinë e
6 volumeve, që ka përgatitur me përkushtim Irakli Koçollari studiuesi dhe
biografi më i mirë i Ali Pashës.







No comments:
Post a Comment