Puna për ndërtimin e
arereoportit të jugut do të nisë në vitin 2019, do të kushtojë 75 milionë euro,
dhe do të jepet me koncesion. Report Tv ka zbardhur draftin e strategjisë
finale dhe planveprimin e Ministrisë së Transporteve për këtë sektor, i
përfunduar në janar të këtij viti.
Strategjia përcakton që më vitin të përcaktohet vendi ku do ndërtohet aeroporti,
si dhe kostot për blerjen e tokës. Po këtë vit
do studiohen edhe mundësitë për dhënien e tij me koncesion. Paralelisht do të
nisë edhe procesi i tenderimit për përzgjedhjen një kompanie që do bëjë
studimin dhe dizajnimin e infrastrukturës së aeroportit. Sipas planverpimit, në
vitin 2017 duhet të ketë përfunduar përzgjedhja e kësaj kompanie, e cila në
vitin 2018 duhet të ketë gati dhe projektin. Po
në vitin 2018 do të nisë procesi i tenderimit për përzgjedhjen e kompanisë që
do kryejë punimet infrastrukturore për aeroportin, si dhe blerja e tokës. Në
vitin 2019 do të përzgjidhet kompania që do kryejë punimet, e cila duhet të
nisë punën që këtë vit.
Vertëm pak ditë më parë Qeveria ka ndërmarrë hapin e parë konkret për ndërtimin
e aeroporti të ri në jug të vendit për fluturime ndërkombëtare. Këshilli i
Ministrave ka autorizuar Ministrinë e Transportit dhe Autoritetin e Avicionit
Civil që të kryejnë tenderimin e projektit për realizimin e studimit të
fizibilitetit për ndërtimin aeroportit. Shuma e vënë në dispozicion është 30
milionë lekë. Studimi do të përcaktojë vendin se ku do të ndërtohet ky
aeroport, numrin e mundshëm të udhëtarëve dhe përfitimet. I gjithë procesi do
të monitorohet nga Ministria e Trasnportit.








No comments:
Post a Comment