Ju duhet të paraqisni pranë Komisionerit
ankimin për shkelje të së drejtës së informimit. Ankimi mund të dërgohet me
e-mail në adresën info@idp.al, dorazi ose me postë në adresën: Rruga e Kavajës
Nd.80, H.1, Tiranë.
Me marrjen e ankesës, Komisioneri
verifikon faktet dhe ku është mbështetur (bazën ligjore) të ankesës tuaj.
Për këtë qëllim, Komisioneri mund t’ju
kërkojë juve (në cilësinë e ankuesit) dhe autoritetit publik, kundër të cilit
është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime të tjera me shkrim, si dhe të
informohet nga çdo person dhe burim tjetër.
Kur e sheh të nevojshme, Komisioneri mund të zhvillojë
një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen tuaj si palë ankuese dhe të
institucionit ndaj të cilit është bërë ankesa.






No comments:
Post a Comment