Ky ligj ofron disa
avantazhe konkrete dhe praktike që favorizojnë çdo qytetar për të marrë
informacion. Avantazhet kryesore janë:
– Procedurë e thjeshtuar
e marrjes së informacionit përmes një kërkese me shkrim, e cila dërgohet me
e-mail, postë ose dorazi Koordinatorit të së drejtës së informimit;
– Shkurtim të afateve të
marrjes së informacionit (deri në 10 ditë pune);
– Emërim të
koordinatorëve të së drejtës së informimit, nëpunësve publik të specializuar të
cilët caktohen në çdo institucion për trajtimin dhe kthimin e përgjigjeve të
kërkesave për informim brenda afateve të caktuara ligjore;
– Shtimin e numrit të
institucioneve ndaj të cilëve çdo qytetar ka të drejtën e aksesit në
informacionduke përfshirë gjykatat, prokuroritë, pushtetin qendror dhe vendor,
apo gjithashtu dhe ato kompani ku shteti zotëron shumicën e aksioneve dhe çdo
person fizik ose juridik, që ushtron funksione publike në fusha të tilla si:
arsimi, shëndetësia, energjia, telekomunikacioni e të tjera si këto;
– Detyrimin për hartimin
dhe publikimin e Programeve të Transparencës nga ana e secilit autoritet
publik, program ky i cili parimisht duhet të përmbajë pjesën më të madhe të
informacionit që disponon autoriteti e që duhet bërë transparent pa kërkesë të
qytetarëve apo grupeve të interesit;
– Mekanizëm efektiv
ankimi në rast të refuzimit të dhënies së informacionit tek Komisioneri i të
Drejtës së Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale;
– Garanci reale që
zyrtari, i cili refuzon informacionin qoftë ky koordinatori i drejtës së
informimit apo drejtues institucioni do të ndëshkohet personalisht më gjobë
individuale






No comments:
Post a Comment