Drejtoria Rajonale arsimore tha se se Portali i Maturës Shtetërore online do të hapet në periudhën 13 – 15 korrik 2016.Kjo per të gjithë
maturantët e viteve të kaluara, që i kanë shlyer të gjitha detyrimet e
provimeve të detyruara dhe me zgjedhje të Maturës Shtetërore dhe nuk kanë
aplikuar me formularin A1Z në Portalin Matura Shtetërore 2016. Nga ora
08.00 deri 16.00 ky portal do te jete i hapur. Ky është afati i fundit që u vihet në dispozicion maturantëve
të viteve të kaluara për plotësimin e formularit A1Z, në Portalin Matura
Shtetërore 2016. Të gjithë kandidatët duhet të
paraqiten në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në DAR/ZA,
nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur. Ata duhet të jenë të
pajisur me dokumentet e mëposhtme:
a) Kartë identiteti ose pasaportë biometrike.
b) Diplomë të Maturës Shtetërore dhe një fotokopje të pa noterizuar të saj.
c) Certifikatë të notave të Maturës Shtetërore dhe fotokopje të pa noterizuar të saj.
d) Vërtetim të notave të Maturës shtetërore të marra në Drejtorinë ose Zyrën Arsimore përkatëse.
b) Diplomë të Maturës Shtetërore dhe një fotokopje të pa noterizuar të saj.
c) Certifikatë të notave të Maturës Shtetërore dhe fotokopje të pa noterizuar të saj.
d) Vërtetim të notave të Maturës shtetërore të marra në Drejtorinë ose Zyrën Arsimore përkatëse.
Procesi i plotësimit të
FormularitA1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës,që
quhet “mbikëqyrës”. Përfaqësuesit e shkollës marrin kontaktet e kandidatit për
ta njoftuar më vonë për paraqitjen në shkollë për futjen e të dhënave shkollore
të të gjitha viteve të arsimit të mesëm.
Fotokopjet e dokumenteve të
mësipërme: Diploma, Certifikata dhe vërtetimi notave të Maturës Shtetërore,
lihen në shkollë dhe nga data 18.07.2016 maturanti/kandidati duhet të paraqitet
përsëri në shkollë, për t’u interesuar për hedhjen në sistem të notave të të
gjitha viteve të arsimit të mesëm.






No comments:
Post a Comment