
Në lidhje me aksidentin
e ndodhur dje, nga shërbimet e policisë u arrestuan në flagrancë
shtetasit Hasan Dedja, 58 vjeç , banues në Tiranë dhe shtetasi Irfan
Hasani ,31 vjeç, banues në Gjilan ,Kosovë, pasi: Në orën 14:00, datë
24.07.2016 në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vëndin e quajtur
kryqëzimin i rrugës Mashkullorë, mjeti Nisan me targa ZH 750960 që drejtohej
nga shtetasi Irfan Hasani që lëvizte në drejtim Tepelenë-Gjirokastër është
përplasur me mjetin fugon Benc me targa AA760LI që drejtohej nga shtetasi
Hasan Dedja që lëviste në drejtim Gjirokastër –Tepelenë dhe si pasojë e
përplasjes kanë humbur jetën shtetasia A. H ,38 vjeçe,banuese në Tiranë,e bija
D.D, 9 muajshe që ndodheshin në mjetin me targa AA760LI dhe shtetasi L. H
,1 vjeç e gjysmë që ndodhej në mjetin me targa ZH 750960 dhe janë dëmtuar
shtetasit P. H ,26 vjeçe ,H.D, G. Sh, K. Gj 9 vjeç, E.Gj , 13vjeç,
L.H 3 vjeç e gjysmë , E. Gj dhe I.H të cilët pasi morën ndihmën mjeksore në
spitalin rajonal Gjirokastër u trasportuan për ndihmë mjeksore më të
specializuar në spitalin e traumës Tiranë Materialet i kaluan
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Shkelje të
rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
No comments:
Post a Comment