Ndalohet
një shtetas.
Sekuestrohen
dy armë zjarri dhe 15 fishek
Shërbimet
e Stacionit të Policisë Memaliaj bënë të mundur ndalimin e shtetasit : L. M , 58 vjeç, banues në Fier. Ndalimi
i këtij shtetasi u bë pasi gjatë
kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur "
Vila" ,fshati Rabije , Memaliaj u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 5
parcela me 2240 bimë narkotike Cannabis Sattiva, të cilat dyshohet se janë
kultivuar nga ky shtetas. Në
këto parcela u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri model 63 si dhe 15 copë
fishek. Gjithashtu
në banesën e tij në fshatin Rabije u gjet një armë gjahu tip Shotgan si dhe një
kabëll elektrik që shkonte nga banesa e tij në parcela. Materialet
i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale
"Kultivim i bimëve narkotike ", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e
armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e
armëve të gjuetis dhe sportive" parashikuar nga neni 284, 278 dhe 280 të
Kodit Penal






No comments:
Post a Comment