Kërkesa
për informim trajtohet nga ana e autoritetit publik sa më shpejt që të jetë e
mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç
rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
•
Kur kërkesa është e paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e saj,
autoriteti publik kontakton menjëherë personin (kërkuesin) për të bërë sqarimet
e nevojshme, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së
kërkesës.
•
Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës, autoriteti publik konstaton se nuk e
zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data
e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë autoritetit kompetent, duke e vënë në
dijeni edhe kërkuesin. Autoriteti i dytë kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë
pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.
•
Kërkesat për informacione të dhëna më parë e të rregjistruara në Rregjistrin e
Kërkesave dhe Përgjigjeve plotësohen jo më vonë se 3 ditë pune nga momenti i
paraqitjes së kërkesës.
• Në çdo rast, vendimi për refuzim të kërkesës për informacion duhet të
jepet me shkrim dhe i arsyetuar






No comments:
Post a Comment