Drejtoria Rajonale e Rrugëve
Gjirokastër ka nisur prej dy ditësh një ndërhyrje të pjesëshme në rrugën
zbritëse të Libohovës, e cila është amortizuar ndër vite. Për shkak të këtyre
punimeve rruga do të qëndrojë e bllokuar për të paktën edhe gjatë ditës së sotme.
Kërkojmë mirëkuptimin e
qytetarëve dhe veçanërisht të drejtuesve të automjeteve. Përkohësisht zbritja
do të bëhet nga segmenti rrugor i dedikuar vetëm për ngjitje.
Lusim drejtuesit e
automjeteve të jenë të kujdesshëm në respektimin e rregullave të qarkullimit
rrugor.






No comments:
Post a Comment