Takimi
Rama-Basha perfundoi ne Tirane pa asnje marreveshje. Kryeministri rama tha se “nuk
arriti dot të bindte opozitën për të miratuar draftin e dakortësuar me
ekspertët. Nuk kemi dashur t’i lëmë opozitës asnjë lloj justifikimi". “PD
nuk ka lënë asnjë gjë pa bërë dhe gur pa lëvizur për të ndryshuar thelbin e
saj. Sot e mbrapa PD nuk mund tu tregojë sot BE, SHBA dhe qytetarëve që të
justifikojë pse nuk e voton reformën. Mendoj se PD nuk e do reformën në
drejtësi dhe sot besoj se nuk ka njeriu jashtë oborrit të PD që e mendon
ndryshe, por kjo nuk do të thotë që PD nuk do ta votojë reformë” – tha Rama. "Ne
nuk do ta presim më PD. Do të vazhdojmë rrugën e vetme që kemi. U bëj thirrje
PD që dhe pak orë që ka mbetur që në nivel ekspertësh të vazhdojnë negociatat
deri në votimin në parlament. Jemi gati të dëgjojmë çdo propozim të tyre që nuk
cenon thelbin” - tha Rama. Ndersa Kryetari i PD-së Basha tha : “Erdha sot për të gjetur zgjidhje për
një drejtësi që lufton krimin e organizuar për një drejtësi të pakapur. Nëse
politika nuk do t’i mbronte Shullazët, Kokëdhimët, Habilajt por drejtësia
trembet dhe shantazhohet nga një vullnet politik. Ky duhet të ishte momenti që
pas dy dështimesh mazhoranca duhet të marrë përgjegjësitë e saj. Nëse nga një
anë mazhoranca dhe opozita u dakortësuan për momentet e luftës anti-korrupsion.
Në dy javët e fundit mazhoranca kak refuzuar çdo propozim të opozitës për
ndërtimin e strukturës së posaçme antikorrupsion. Në shkurt ne kemi pranuar
propozimin e OBDAT për vendet e rezervuara. Ky pamundëson kapjen e drejtësisë.
Rama tha se është PD ajo që e pengon reformën dhe nuk e do reformën në
drejtësi. Faktet tregojnë të kundërtën. Sot ne faktuam se ne jemi gati të biem
dakord për vendet e dakordësuara, por atyre nuk iu pëlqeu. Kjo është kapriço
sepse aplikohet në Kroaci dhe Maltë. Ata erdhën me
një fjalim të përgatitur dhe konkluzion të përgatitur dhe se nuk e duan
reformën në drejtësi. Nëse do të çojë i vetëm në parlament reformën
do të përballet me dështimin e sigurt. ” – tha Basha .06 June 2016
Takim i Rama - Basha , pa marreveshje per Reformen ne Drejtesi

do të përballet me dështimin e sigurt. ” – tha Basha .
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment