Kryebashkiakja e Libohoves Luiza Mandi tha permes nje mesazhi ne Facebook se Kisha e Labovës së Kryqit nuk
do jetë më një objekt kulturor i rrezikuar nga rrënimi, e as rruga për ta
vizituar këtë aset me vlera të rralla s’ka për të qenë më aq e mundimshme sa
është sot. "Dua të ndaj me ju një lajm të mirë për një tjetër investim të
rëndësishëm në Bashkinë Libohovë.Me mbështetjen e Ministrisë
së Kulturës brenda këtij viti do të restaurohet rruga nga kthesa e Labovës deri
në qëndër të fshatit, si dhe vetë kisha që i ka dhënë emër këtij fshati.
Projektet janë miratuar dhe nisja e punës është çështje kohësh për shkak
të procedurave administrative. Restaurimi i rrugës dhe kishës është një
investim tejet i domosdoshëm për banorët e zonës dhe zhvillimin e turizmit.
Kisha Labovës është një prej
atraksioneve më të rëndësishme në jug të vendit, një prej 40 kishave të para të
ndërtuara në të gjithë botën dhe çdo vit tërheq një numër të madh turistësh
vendas e të huaj.E kam thënë në krye të herës
që fjala ime është puna dhe vetëm puna. Si kryebashkiake do të bëj çdo
përpjekje për të sjell investime në Libohovë, investime në infrastrukturë,
objektet e trashëgimisë kulturore, sektorin e bujqësisë dhe në çdo drejtim
tjetër, me qëllim për të përmirësuar më tej jetën e banorëve dhe zhvilluar
ekonominë e tyre familjare, perfundon mesazhi i Zonjes Mandi.






No comments:
Post a Comment