Profili pergatitur nga: BIRN
Shqiperi 2015
Bashkia
e re e Libohovës është e pasur me monumente historike, arkeologjike dhe objekte
kulti, por shumë prej tyre mbeten të paarritshme për turistët për shkak të
rrugëve të këqija. Ky profil është shkruar para zgjedhjeve të vitit 2015.
Për një profil të përditësuar bashkë me rezultatet e zgjedhjeve, ju lutemi
vizitoni faqen tonë të re:
Të dhëna të përgjithshme
Zona
Gjeografike: Libohova kufizohet në veri me bashkinë Këlcyrë, në lindje me
Bashkinë Përmet, në jug me bashkinë Dropull dhe në perëndim me bashkinë
Gjirokastër. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Libohovës.
Popullsia:
Sipas Censusit të vitit 2011 ka një popullsi prej 3.667 banorësh. Ndërkohë që
sipas Regjistrit Civil, kjo bashki ka 7.158 banorë. Libohova shtrihet në një
sipërfaqe prej 248.24 km2 me një densitet prej 28.83 banorë/km2.
Kjo
bashki përbëhet nga 3 njësi administrative, të cilat janë: Libohovë, Qendër
Libohovë dhe Zagorie. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e
rrethit Gjirokastër dhe e qarkut Gjirokastër. Bashkia e re ka nën administrimin
e saj një qytet dhe 17 fshatra.
Profili i bashkisë
Bashkia
Libohovë ka qenë që prej vitit 1914 nënprefekturë. Zona që përfshihet në
bashkinë e re është e pasur me monumente arkeologjike, historike, monumente
kulti dhe natyrore, me vlera unike në llojin e vet, të vizitueshme në çdo kohë
dhe të njohura ndërkombëtarisht.
Gjatë
20 viteve të fundit, popullsia e Libohovës ka njohur nivel të ulët të rritjes demografike,
edhe pse emigrimi apo migrimi ka shënuar ulje të ndjeshme. Kjo zonë është në
proces gjenerimi dhe ofron mundësi punësimi, përqendrimi, investimi, turizmi,
duke premtuar përmirësim të jetës së banorëve. Bashkia e re e Libohovës ka
nevojë për investime në infrastrukturë, ekonomi, turizëm, bujqësi e blegtori,
pasi është një nga zonat më të rëndësishme për numrin e bagëtive të imta dhe
sipërfaqes bujqësore. Libohova mban rekord në Shqipëri për shumëllojshmërinë e
bimëve medicinale . Pozicioni gjeografik e bën Libohovën një qendër potenciale,
duke u bashkuar me zonat e tjera përreth si komunën Qendër- Libohovë apo
komunën Zagorie. Ajo mund të ofrojë një shërbim më të mirë si qendër
bashkie, duke shfrytëzuar potencialet hidrike, bujqësore, blegtorale dhe
turistike të të gjithë zonës. Pozicioni gjeografik kufitar, pjesëmarrja
aktive në projektin IPA për zhvillimin e zonave ndërkufitare, projektet e
përbashkëta për eko-turizmin me bashkinë e Zagorit, Greqi, do të sillnin një
hop cilësor për këtë zonë, duke përfituar nga shkëmbimi ekonomik dhe social
–kulturor. Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor pas ndarjes
se re Administrimi i të ardhurave nga bujqësia, nga blegtoria, fuqizimi
dhe nxitja e bizneseve dhe promovimi i produkteve të zonës mbeten sfida
për t’u përballuar nga bashkia e re e Libohovës. Trashëgimia e pasur
historike dhe kulturore krijon premisat e zhvillimit të agroturizmit në këtë
zonë, por cilësia e keqe e rrugëve lidhëse mes Libohovës dhe fshatrave që e
rrethojnë e vështirëson këtë mundësi. Në këtë drejtim, shumë objekte të
trashëgimisë kulturore mbeten të paarritshme për turistët
potencialë. Bashkia duhet të përcaktojë një strategji afatshkurtër se si
do zhvillohen disa nga zonat me potenciale turistike, përfshi dhe vetë
qytetin si dhe të projektojë mbështetjen e zonave më të thella si ajo e
Zagorisë. Një sfidë është zhvillimi i markës së prodhimeve blegtorale të
Libohovës, sidomos i djathit, që njihet në gjithë Shqipërinë. Bashkia do duhet
të nxisë projekte që mundësojnë në të ardhmen eksportin e këtyre produkteve në
Bashkimin Europian. Restaurimi i Kalasë së Libohovës dhe disa monumenteve
historike mbetet një tjetër said për bashkinë e re, që së bashku me
sarajet e bejlerëve të Libohovës mund të kthehen në atraksione turistike të
periudhës osmane. Zhvillimi i arsimit mbetet një sfidë sidomos në zonat ku
ka pak nxënës dhe kryhet mësim i kombinuar.
No comments:
Post a Comment