01 June 2016

Kryebashkiakja e Libohoves pershendet femijet


Foto : Bashkia Libohove











Kryebashkiakja e Libohoves Luiza Mandi pershendeti nje grup femijesh per Festen e nje Qershorit. Në aktivitetin e organizuar në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”, me rastin 1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve zonja Luiza Mandi tha se "Gëzimi i fëmijëve është motivi i jetës së çdo prindi dhe përgjegjësi e ne të rriturve, që duhet të kontribuojmë për të bërë një shoqëri më të mirë" tha  "Unë besoj fort se para së gjithash fëmijët janë e tashmja pastaj e ardhmja, prandaj duhet të punojmë fort për t’i krijuar të gjitha kushtet që të rriten të shëndetshëm dhe edukohen për të qenë nesër qytetarë të denjë, vijoi ajo me tej.Shfrytëzoj edhe njëherë rastin të shpreh urimet më të mira për çdo fëmijë të Libohovës, njëkohësisht t’u them të gjithë prindërve se si kryebashkiake do të jem gjithnjë e angazhuar për të bërë çdo gjë që të ketë më pak fëmijë që nuk shkojnë dot në shkollë për shkak të varfërisë, të ketë më pak fëmijë që të ardhmen e tyre nuk e kanë të sigurt në vendlindjen e tyre. Urimi im shkon edhe për mesuesit dhe edukatorët e fëmijëve, të cilët padiskutim e ndajnë këtë ditë së bashku me ta dhe kanë mbi supe barrën për të përgatitur qytetarët e se nesërmes. Gëzuar!


No comments:

Post a Comment