Ministria e Mjedisit ka kënaqësinë t’Ju ftojë të merrni pjesë në dëgjesën publike për draft-VKM për disa ndryshime në VKM-të ekzistuese, si më poshtë:
1. “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr.1353, datë 10.10.2008
“Për përcaktimin e rregullave për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe
plotësimin e dokumentacionit teknik, si dhe të kritereve e të proçedurave të
zvogëlimit të sipërfaqes e të vëllimit të fondit pyjor”;
2. “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr.1374, datë 10.10.2008
“Për përcaktimin e rregullave dhe të proçedurave, që ndiqen për heqjen, shtimin
dhe ndryshimin e destinacionit të fondit kullosor”;
3. “Për kriteret dhe rregullat e shfrytëzimit të pyjeve dhe të
shitjes së materialit drusor e të prodhimeve të tjera pyjore e jopyjore”;
4. “Për transferimin sipas listave të inventarit të pyjeve dhe
kullotave publike, aktualisht në administrim të Ministrisë së Mjedisit dhe ish
komunave/bashkive, në pronësi të bashkive”.
Dëgjesa organizohet, ditën e hënë, datë 06.06.2016, në orën 10:00,
në sallën e mbledhjeve të Ministrisë (kati i IV).
No comments:
Post a Comment