Open Data Albania po hulumton mbi numrin e
procedurave dhe fondin limit për Prokurime Publike të llojit negocime të
drejtëpërdrejta, të shpallua dhe realizuara nga 61 njësi të qeverisjes vendore
bashki, pas ndarjes së re administrative territoriale. Artikulli hulumtues
bazohet në të dhëna të databazës së portalit për Prokurime Transparente.
Ky portal ka informacion për çdo procedurë prokurime publik për 61 njësitë e
reja që qeverisjes vendore nga korriku 2015 e në vijim. Negocimet e
Drejtpërdrejta janë procedura prokurimesh publike përmes të cilave autoriteti
kontraktor i përzgjedh vetë operatores ekonomik dhe negocion kushtet e
kontratës me një ose më shumë prej tyre. Vendimi për të aplikuar këtë procedurë
duhet të jetë i bazuar dhe argumentuar me kushte që detyrojnë autoritetin të
veprojë në mënyrë të tillë. Negocimet e Drejtpërdrejta duke qenë prokurime pa
garë mbartin riskun e ekspozimit të lartë ndaj shpërdorimit të fondit.
Në total në këtë periudhë kohore rezulton
të jenë finalizuar njëqind e pesëdhjetë kontrata publike përmes negocimit të
drejtpërdrejt. Fondi për këto kontrata publike finalizuar me negocim të
drejtpërdrejtë është 585. 83 milion lekë. Secila nga këto procedura prokurimi
publik është e listuar në portalin prokurime Transparente
përzgjedhja e llojit të procedurës Me Negocim. Bashkitë Tiranë, Elbasan, Kamza,
Vau i Dejës, Rrogozhina, Korça, dhe Lezha janë baskitë me më shumë raste dhe
vlera të proceduara me negocime të drejtpërdrejtë. Negocime të Drejtpërdrejta
do të konsiderohen edhe shtesat e kontratave. Autoritetet prokuruese realizojnë
të tilla sa herë që përforcojnë në shkelje afatesh për të tenderuar blerje në
kohën e duhur, sikurse në vlerësime për punime dhe shërbime shtesë.
Vetëm 37 nga 61 bashki kanë aplikuar
procedura të negocimit të drejtpërdrejt. Negocime të drejtpërdrejta me vlerë
mbi 5 milion lekë të reja kanë realizuar bashkitë Elbasan, Tiranë, Maliq,
Konispol, Vau i Dejës, Rrogozhina dhe Kamza.






No comments:
Post a Comment