30 May 2016

Ismail Kadare: "I qendroj besnik shkrimtarit"


"


Unë jam i AS-ASTË, nëse do të përdorja një fjalë të tillë në gjuhën shqipe. Çdo shkrimtar do ta donte një pozicion të tillë. Është e natyrshme ta duash. Nuk është etje për t’u dalluar, është etje për normalitet. Sa më shumë ndërhyrje të tilla të ketë në jetën tonë, aq më bukur do të jetë. Kemi hyrë në një situatë që çdo njeri kur flet, në fjalën e tretë do të tregojë prirjen e tij, në ç’klan, në ç’fis…u lodhëm me këtë gjë. Ndonjëherë s’i njoh personazhet kush janë dhe dua të di i kujt ane është, kur pas 7 sekondash del se kujt i takon, ndonjëherë durojnë edhe 12 sekonda. Tek – tuk ndodh edhe që nuk del kjo gjë as pas gjysmë ore. Unë s’po bëj apologji të asnjanësisë por ja edhe tani që po rrimë këtu, kështu shkoi muhabeti, e djathtë – e majtë. Në fakt kudo është kështu me anësinë por anësia tek neve është e padurueshme".

No comments:

Post a Comment