Open Data Albania ka hulumtuar në lidhje me
Dëmin Ekonomik të shkaktuar dhe personat e kallëzuar për ndjekje penale si
shkaktarë kryesor ndaj Buxhetit të Shtetit, për vitin 2015. Sipas auditimeve
dhe raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë vitit 2015, është 84% e
dëmit ekonomik total (prej 125.8 miliardë lekësh, ose afro 1.25 miliardë
dollarë) që është shkaktuar përmes Administrimit të Pronës Shtetërore dhe
Koncesioneve. Abuzimi prone dhe koncensioneNga këto 100 miliardë lekë( dëm
ekonomik është shkaktuar në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë
shtetërore dhe 5.3 miliardë lekë, afro 53 milionw dollarë janë shkelje të tjera
të disiplinës financiare.) Riskun më të lartë në këtë fushë e shënon sektori
energjetik dhe ai i hidrokarbureve. Në harkun kohor 2012-2015 dëmi i shkaktuar
në sektorin e Administrimit të Pronës Shtetërore dhe Koncesioneve është rritur
mbi tetë herë. Sektori i Tatim- Taksave dhe ai i Doganave janë dy fusha të
tjera në të cilat është shkaktuar një dëm i lartë ekonomik ndaj Buxhetit të
Shtetit. Këto dy sektorë shënojnë një dëm prej 12.6 dhe 4.2 miliardë
lekësh. Dëmi në këto dy sektorë ka ardhur në rritje që prej vitit 2012, por ky
fenomen ndjehet më shumë vitin e fundit ku dëmi në sektorin e tatim – taksave
është rritur 45 herë dhe dëmi në sektorin e doganave është rritur 5 herë
krahasuar me një vit më parë. Në fushën e tatimeve kjo rritje vjen edhe si
pasojë e ndryshimit të metodologjisë dhe aksesit për auditim. Dëmi në Prokurime
Publike në vitin 2015 ishte 2.6 miliardë lekë, ose 2% e dëmit ekonomik total






No comments:
Post a Comment