Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë evidentuan një
rast te Trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në vijën e dytë të
autobusit të linjës Tiranë -Athinë, në bagazhin e tij u konstatua një mobilje
(tavolinë), brenda së cilës ishte krijuar një vend i fshehtë, ku u gjetën 6
pako të mbështjella me natriban, gjithsej 6.8 kilogramë lëndë narkotike e
dyshuar Cannabis Sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera
nga Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë
Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: F.
Gjoni, 29 vjeç banues në Fier, punonjës i agjencisë, pasi ky shtetas e ka nisur
porosinë me autobus, të cilën pretendon se e ka marrë nga një shtetas tjetër të
cilin nuk e njihte. Materialet
i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën
penale “Trafikim i lëndëve narkotike” Gjithashtu
po në Kakavijë, pas disa orëve Policia Kufitare goditi një tjetër rast të
Trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë
kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip ‘CADDY’ me targa AA
458 NV, që drejtohej nga shtetasi F. O , 64 vjeç, banues në Patos, punonjësit e
Policisë Kufitare kanë konstatuar në gomën rezervë dhe në brendësi të dy
parafangove 14 pako të mbështjella me natriban me peshë 9.2 kg, lëndë narkotike
e dyshuar Cannabis Sativa. Pesha
totale e lëndës narkotike për të dyja rastet është 16 kg Cannabis Sativa, ku së
bashku me automjetin ‘CADDY’ u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.





No comments:
Post a Comment