21 April 2017

Trajtimi i fëmijëve me autizëm

Agjencia e Mirëqënies dhe Kujdesit Social mori pjesë në seancën dëgjimore publike “Trajtimi i fëmijëve me autizëm dhe hapat e ndërmarrë në qytetin e Gjirokastrës për shërbimet që ofrohen për këto fëmijë.” të organizuar në Këshillin e Qarkut Gjirokastër prej Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë në Kuvendin e Shqipërisë me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, bazuar në nenin 36 të Rregullores së Kuvendit.
Morrën pjesë deputeti i Qarkut Gjirokastër z. Vangjel Tavo në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë dhe anëtarë të tjerë të Komisionit znj. Klodiana Spahiu dhe deputetët e tjerë, zv. Ministri i Shëndtësisë z. Klodian Rrjepaj, Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër znj. Zamira Rami, Kryetari i Keshillit të Qarkut z. Armand Hila.

No comments:

Post a Comment