04 April 2017

Specialisti libohovit promovon qiqren

DIÇKA NGA VETITË USHQYESE DHE KURATIVE TË QIQERËS
Besnik Ismailati
Qiqerat përmbajnë 10,6% ujë , 19,1% proteina, 17,5% fibra ushqyese , 2% lëndë hiri , 6% yndyrna , si dhe 10,6 % sheqerna dhe karbohidrate. Ato përmbajnë në sasira më të mëdha këto minerale: potas, kalcium, fosfor dhe magnez, si dhe në sasira më të vogla hekur, zing,bakër,etj., vitaminat A, B1, B2, B3, B5, B6 , C, E, K dhe J ,si dhe aminoacidet : acid glutamik, acid aspartik, alaninë, arxhininë, cistinë, glicinë, fenilalaninë, istidinë, isoleucinë, leucinë, lizinë, prolinë, metioninë, serinë, tirosina, triptofan, valinë dhe treoninë.
Përdorimi i tyre ka veti kuruese që të ulë kolesterolin e keq në gjak dhe të përmirësojë presionin e qarkullimit të gjakut. Ndërsa përmbajtja e acideve yndyrore të pangopura të njohura me emrin Omega 3, bën të mundur uljen e sasisë të triglicerideve në organizëm ,duke mbrojtur në këtë mënyrë zemrën nga aritmia.
Por për qiqerat janë të njohura edhe thëniet popullore :
“Sot na kërkon qiqera në hell, ndërsa nesër bathë”.
“Kur qiqerat fillojnë e gjelbërojnë, dikush nga zemërimi i quan bathë”.

No comments:

Post a Comment