Ndahet nga jeta në moshën 73 vjeçare doktor Aleko Tefa.

Në vitin 1986 emërohet drejtor i spitalit rajonal detyrë të cilën e mbajti deri ditën e daljes në pension. Si mjek, por edhe si drejtues doktor Lekua siç e thërrisnin të gjithë do të mbahet mend si njeri i përkushtuar dhe një drejtues i aftë në menaxhimin e çdo situate. Me humorin që e karakterizonte doktor Lekua u kthye në një nga mjekët më të dashur për pacientët por edhe për kolegët e tij.
Ajo që e dallonte doktorin nga të tjerët ishte lidhja që ai mbante me vendin e lindjes. Pavarësisht se ku jetonin AI dinte ti bënte bashkë lunxhiotët në gëzime, por ju gjendej pranë edhe në dite te veshtira.
Në vitin 1995 bëhet një nga iniciatorët e krijimit të shoqatës Lunxheria dhe u zgjodh Kryetar.Një vit më parë edhe pse jo fizikisht i pranishëm doktor Leko do të prezanonte përmes miqëve të tij librin "Përmallim" ku solli përjetime jetësore, traditëë dhe historinë për krahinën e Lunxhërisë.
Para disa vitesh do të vendosej në Amerikë ku dhe u diagnostikua me një sëmundje të rëndë, ku dhe humbi betejen me jetwn mëngjesin e sotëm. Bashkëshortja Eli dhe fëmijët Gerti dhe Nevila ishin pranë me të në castet më të vështira te tij.
Ndarja e doktor Lekos është përcjellë me mesazhe të shumta ngushëllimi, nga miqtë, kolegët,pacientët, lunxhiotët e qytetarët e thjeshtë gjirokastritë
No comments:
Post a Comment