03 March 2017

Takim rajonal informues i USAID dhe Këshillit të Europës në Gjirokastër për Këshillin Konsultativ si instrument i forcimit të zërit të autoriteteve vendore

Misioni, roli dhe funksioni i këshillit konsultativ
Misioni, roli dhe funksioni i Këshillit Konsultativ si njw strukturw e re e qeverisjes vendore, kjo ishte tema kryesore e një takim rajonal informues organizuar në Gjirokastër nga USAID, përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe Agjensia për Zhvillim dhe Kooperim e Konfederatës Zvicerane, me pjesëmarrje të sekretarëve të këshillave bashkiak dhe zyrtarë tw tjerw administratv vendorw të bashkive të rajonit jugor; Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Delvinë, Libohovë, Dropull, Përmet dhe Këlcyrë.
Në kuadrin e projekteve: “Planifikimi dhe qeverisja vendore” të implementuar nga USAID dhe “Forcimi i strukturave të qeverisjes vendore dhe bashkëpunimi i përfaqësuesve vendor” të Këshillit të Europës në takimin që u organizua të mërkurën në Gjirokastër, përvec problematikës që lidhej me këshillin konsultativ si instrument i forcimit të zërit të autoriteteve vendore, oratorët u ndalën edhe në funksionet e transferuara në fushën e administrimit të npyjeve dhe mbrpjtjes nga zjarri.
Zoti Kevin Mclaughlin, drejtues i projektit të USAID “Planifikimi dhe qeverisja vendore”, në fjalën e tij përshëndetëse në takim, u ndal në peshën dhe rëndësinë që kanë për reformën administrative decentralizuese transferimi I funksioneve dhe kompetencave nga qeverisja qëndrore tëk ajo vendore dhe roli I strukturave administrative në këtë process transferimi.
Ndërsa zoti Claus Neukirch, shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë në fjalën e tij u ndal në rëndësinë e forcimit të strukturave të administratës dhe përfaqësuesve të zgjedhur, për rëndësinë që kanë për mbarëvajtjen e reformës administrative vendore roli dhe misioni i Këshillit Konsultativ.
Zoti Fatlum Nurja, eksperti i decentralizimit dhe qeverisjes vendore pranë projektit të planifikimit dhe qeverisjes vendore të USAID dhe zyrtari Arben Qesku i projektit “Forcimi i strukturave të qeverisjes vendore dhe bashkëpunimi i përfaqësuesve vendor” të Këshillit të Europës në prezantimet e tyre në këtë takim u ndalën në rolin e Sekretariatit Teknik I Këshillit Konsultativ dhe mbështjen e donatorëve për ngritjen dhe vënien në funksionim të kësaj structure të re në veprimtarinë menaxhuese të qeverisjes vendore.
Për menaxhimin më të mirë të pyjeve nga stukturat vendore, nevojat e ndryshimeve dhe përmirësimeve ligjore në këtë fushë foli eksperti i Ministrisë së Mjedisit zoti Ylli Hoxha, ndërsa lidhur me nevojat për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të zjarrfikses parashtroi idetë dhe problemet, zoti Alfred Kristuli, eksperti i Shërbimit Kombëtar të Zjarrfikses.

No comments:

Post a Comment