13 March 2017

Reagimet per Gjirokastren


Shkatërrimet e banesave monument kulture, arkitekti Ihsan Prushi: Humbja e Gjirokastrës është krim

    
 
 
Postuar: 13/03/2017 - 14:10
Arkitekti i njohur Ihsan Prushi ka reaguar për shkatërrimet e banesave monument kulture në Gjirokastër. Për arkitektin ajo që po ndodh në Gjirokastër, pjesë e trashëgimisë botërore që nga viti 2005 sipas tij është një krim. Reagimi i tij vjen pas disa fotove të publikuara në Facebook me shkatërrimet e banesave në qendrën historike të Gjirokastrës. Një krim kundër genit të popullit shqiptar shkruan arkitekti Prushi mes të tjerave në reagimin e tij. "Humbja e Gjirokastrës është krim më i rëndë se të vjedhësh, të drogosh, të keq qeverisësh, të vrasësh, të bësh genocid. Është krim kundër genit të popullit shqiptar për ata që e bëjnë dhe për ne që i shikojmë!”, shkruan arkitekti Ihsan Prushi, reagimin e të cilit e ka publikuar dhe Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Përmes këtij reagimi arkitekti i njohur bashkohet me të njëjtin qëndrim të specialistëve të tjetër të fushës së trashëgimisë kulturore për gjendjen që është sot në Gjirokastër.


No comments:

Post a Comment