13 February 2017

Realizimi i te ardhurave per 2016

Realizimi I të ardhurave të përgjithshme të Bashkisë Gjirokastër për vitin 2016
147.184 mijë është realizimi I të ardhurave të përgjithshme të Bashkisë Gjirokastër në krahasim me planifikimin e vitit 2016 që ishte 179.800 mijë lekë, pra 82% e palnit vjetor, vlerë e majftueshme sipas zyrës së financave në këtë bashki, për të kryer shpenzimet dhe investimet e parashikuara në fillim të vitit. Në mosrealizimin e të ardhurave në masën 100 % ka ndikuar mbledhja e rezervuar e zërit “Tatim I thjeshtuar mbi fitimin” nga Drejtoria e Tatimeve e cila ika sjellë një mungesë në vlerë absolute 9.941 mijë lekë në masën 66 % mosrealizim. Mosrealizime të tjera ka patur në zërin “varreza” me 31 %, qira objektesh 43%, ujë I pijshëm 49%. Të gjitha këto kanë sjellë një mungesë në buxhetin e Bashkisë Gjirokastër prej 14.415 mijë lekë.

No comments:

Post a Comment