28 February 2017

Pd flet per Masaker ne pyjet e Zagorise dhe Pogonit!!!

PD Libohove thote se denoncime te shumta dhe kamione qe udhetojne naten te ngarkuar vertetojne faktin se po priten jashte cdo kriteri hektare te tere me pyje dhe asnje mase parandaluese nuk eshte mare as nga pushteti vendor dhe as nga Drejtoria e Pyjeve.
Madje shume persona, te perkrahur nga keto institucione, jane pajisur me leje te perkohshme dhe po bejne kerdine, mjafton qe te furnizojne here pas here shtepite e funksionareve me dru zjarri falas, ndersa furnizimi i shkollave nuk eshte bere as ne masen 10% te sasise qe duhej te vinte.
Tashme eshte vertetuar qe moratoriumet e famshme ishin dhe jane per te mos shqetesuar kultivuesit e hashashit qe po behen gati per te mbjellat e reja, ndersa prerja e pyjeve vazhdon pa nderprerje.

No comments:

Post a Comment