13 February 2017

Fustanella dhe artizanet

Nga CHWB

Fustanella - 300 kinda prej pambuku të bardhë, të kapura së bashku në lartësinë e brezit, do t'ju rrinin në bel shumë mirë se pantallonat. Mund të kërceni, të luftoni, të këndoni dhe mund ti mbani të veshura teksa i shprehni dashuri pa fund një vajze. Kur Eli Zhulati mbaron fustanella në dyqanin e saj ne Gjirokastër, rrëmbehet nga mënyra se si bëhet kjo veshje tradicionale. Ajo ende bën fustanella, sipas masës që i kërkohet, por për formën ama ajo nuk pranon negociata. Dhe ndërsa Eli vazhdon të prodhojë fustanella, të vegjëlit e shkollës Jakov Xoxa në Fier janë duke mësuar për të duke përdorur libërthin e fustanellës, shkëputur nga koleksioni E KA KUSH E KA. Besianit, vetëm 10 vjeç, i pëlqejnë veshjet dhe kostumet tradicionale. Atij i pëlqeu shumë fakti që mund ta merrte libërthin me vete në shtëpi. Altea, dhe ajo 10 vjeç, u përpoq vertetë shumë që të përshkruante kostumet që ajo pa sot dhe ajo nuk bëri asnjë gabim në tekstin që ajo shkruaji për fustanellën. Mos harroni që 300 kinde janë 7 metra pambuk i bardhë - nuk mund ta mbarosh një fustanellë nëse bën gabime.

No comments:

Post a Comment