Agron Fico ka një veprimtari të intelektuale që shtrihet që nga kërkim primar shkencor,drejtimi i institucioneve shkencore, pedagogjia e publicistika, me vetë folklorin në këndvështrimin më të gjerë, me albanologjinë si shkencë ndërdisiplinore, me Eposin e Kreshnikëve e dhe me çështjen homerike, me studimin e letërsisë shqipe dhe personalitetet e saj, me aktualitetin e Shqipërisë dhe të diasporës shqiptare etj, etj. Pa përmendur botimet e Tij të shumta, theksoj faktin se Agron Fico ka një kontribut të veҫantë në fushën pedagogjike e posaҫërisht në atë të popullarizimit, njohjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë, në aulat e Universiteteve në tre kontinente.
Së fundi, ashtu siҫ universiteti nderohet nga emri i Ҫabejt, ashtu edhe vetë Ҫabej do të ndihej i nderuar që ka nga sot e tutje studiuesin e pedagogun e shquar Agron Fico si “Doctor Honoris Causa” të Universitetit të Tij.
No comments:
Post a Comment