01 January 2017

E VITIT TE RI ......

E VITIT TE RI
Kostas Varnalis
Dyzetë e ca zverqe të majmë më flokët e lëpira,
makutë, kromashë e shtrëmbaluqë, q’ u del mbi jakë këllira
pa din, iman, ca dembelhanë, morra të neveritur,
veshur argjënd edhe flori e zyrtarisht të ndritur.
Dyzet e ca ujqër tebdil, (për ta këmbana bie),
sejcili para nga një gic, një damixhanë rakie!
E paskëtaj përmbi shilte u shtrinë e gromësinin,
e kruheshin e shuheshin tek dhëmbët i zgërdhinin.
“Vjen vit i Ri, ne s’ kemi bukë!” jashtë ulërin mileti,
me pleq e plaka e fëmijë, pothuaj tërë qyteti
dhe sundimtarët nikoqirë, kurnacët kot së koti,
hapën dritaret me bezdi: “Nuk keni turp nga Zoti?!”
Shqipëroi: Arqile Garo
Janninë 31 dhjetor 2013

No comments:

Post a Comment