
Asgjësohen me anë të djegies 2820 bimë narkotike në proces
tharje.
Si dhe 970 bimë të kultivuara.Shpallen në kërkim dy persona.
Operacioni i parë u zhvillua në vendin e quajtur Mbroshnik të
fshatit Frashër të rrethit Përmet.
Gjatë operacionit është evidentuar një hangar ku brenda të cilit u gjetën të varura në proces tharje 2500 dega të bimëve narkotike në proces tharje të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Gjithashtu u gjetën 25 thasë të mbushur me lëndë narkotike me
peshë rreth 260 kg.
Nga ana e Policisë Përmet është shpallur në kërkim shtetasi
K.L., banues në Frashër, i cili në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka
mundur të largohet në pyll.
Operacioni i dytë u zhvillua në Njësinë Administrative
Kurvelesh në malin e fshatit Nivicë ku u gjet një parcelë me 970
bimë të kultivuara dhe një hangar me 320 dega të bimëve narkotike të
varura në proces tharje.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative Policia e
Tepelenës ka shpallur në kërkim shtetasin K.V., pasi ka mundur të
largohet në mal.
Vijon puna për kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të
këtyre veprave penale.
No comments:
Post a Comment