02 November 2016

Fshati Benje-Bashkia Permet Qender Historike e Mbrojtur .

Vlerat e trashegimise historike dhe potencialet turistike te Permetit – merren ne mbrojtje me Vendim te Keshillit te Ministrave 
Para disa muajsh Keshilli Bashkise Permet vendosi qe ; Fshatrat Benje ,Leuse .Frasher dhe Permeti i vjeter te shpallen zona prioritare te mbrojtura me mundesi zhvillimi turizmi .
Ne zbatim te ketij vendimi, Kryetari I Bashkise ne bashkepunim me Ministrine e Kultures ,Drejtorine Rajonale te Monumenteve te Kultures, por edhe pas prezantimit e kerkeses qe iu be Kryeministrit gjate vizites ne Permet , ia arriten qe lobimin e tyre ta kurorezonin me sukses dhe Keshilli i Ministrave vendosi te shpalle me VKM; 
Bënja dhe zona rreth saj , tashmë do t’u nënshtrohet projekteve të restaurimit, të cilat janë gati dhe synojnë ta kthejnë këtë fshat në një qendër të rëndësishme jo vetëm të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë dhe rijetëzimit të tyre, por edhe të zhvillimit të turizmit në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës Kultura-Motor Zhvillimi. 
Bashkia Permet vijon punen dhe eshte ne bisedime intensive me Ministrine e Kultures dhe Banken Boterore qe edhe Leusa , Frasheri e Permeti I vjeter te perfitojne status te vecante mbrojtje dhe te financohen projektet e paraqitura qe I kthejne ato ne vende te pelqyeshme per tu vizituar nga turistet.
Bashkia Permet shpreh nje falenderim dhe mirenjohje per te gjithe aktoret qe u angazhuan e kontribuan ne kete process qe u kurorezua me sukses

No comments:

Post a Comment