14 November 2016

Aksident ne Virua ne Gjirokaster,ja njoftimi zyrtar

Në datë 14.11.2016, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, në vendin e quajur “Kthesa e Viroit”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore dhe ka rënë në kanal  mjeti tip “Benz”, me targa AA976OX, ku drejtues mjeti ishte shtetasi B.B, 32 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Në këtë mjet udhëtonte dhe shtetasi S.L, 24 vjeç, banues në Tepelenë,  i cili është shoqëruar në spitalin Gjirokastër në gjëndje të rëndë.

No comments:

Post a Comment