23 October 2016

Specialisti Ismailati,i pershtatshem kultivimi ullirit ne Libohove

Duke u bazuar në studimet e ndryshme të literaturës të përparuar shqiptare , asaj botërore, të asaj europiane shkencore bujqësore për rritjen dhe kultivimin e ullirit, por në mënyrë të veçantë në përvojën dhe eksperimentimin praktik të kultivimit të tij për një periudhë mbi 30-40 vjeçare për brezin tonë parafundor dhe fundor të rritjes dhe përhapjes së tij (ku ekzemplarë ulliri gjejmë nga zona e Pogonit e deri në Zagorie), por duke u bazuar edhe në përvojën dhe gjurmët mbi 400 vjeçare të kultivimit të kësaj bime nga skaji fundor i Lunxhërisë (përtej Odries) , në të gjithë zonën e Libohovës e deri përtej Nepravishtës ( në kufirin me Greqinë,fshatrat e Rrëzës së Zezë ,bile edhe në Dropullin e Poshtëm), duhet të jemi plotësisht të bindur se ulliri është kulturë mjaft e përshtatshme që mund të rritet e kultivohet me sukses të plotë (pa patur asnjë lloj iluzioni apo frike) në të gjithë zonën tonë. Shembujt janë të qartë kudo nëpër zonë, por më mirë flasin dhe bindin ata kultivues të shumtë (mbi 100 kultivues kudo nëpër zonë), nga ultësirat fushore e deri në skajet gati fundore malore, që me guxim dhe dashuri mbjellin , kultivojnë dhe prodhojnë me sukses çdo vit ullinj për kripje dhe për vaj (në shifra të përafërta mbi 7000 rrënjë).
Atëhere pse duhet të krijojmë iluzionin dhe të propogandojmë pa asnjë bazë shkencore me frikë se ulliri s’duhet të kultivohet në zonën tonë, kur kushtet, faktet dhe shembujt janë kokëfortë?

No comments:

Post a Comment