07 October 2016

Sekuestrohet marijuane ,ja ku u fsheh


Në kuadër të planit  të planit të masave për parandalimin dhe  goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike,  nga punonjësit e Policisë Kufitare që kryenin shërbim në vijën e  gjelbër u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike dhe konkretisht:
Në dalje të fshatit Vrisera, nga kontrolli  i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare në  mjetin tip "Nissan", me targa AA 061OK , me drejtues shtetasin Paulin Brahimi dhe me pasagjerë shtetasit Kastriot Llupi dhe Vilson Rushi, u konstatuan disa pako poshtë kofanos së mjetit, në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike.
Pas kontrollit të imtësishëm rezultoi se poshtë kofanos ndodheshin 10 pako të formave dhe përmasave të ndryshme, të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.

Nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

P.B, 38 vjeç, banues në Gjirokastër.

K. Ll, 26 vjeç, banues në Gjirokastër.

V R,  25 vjeç, banues në Gjirokastër.


No comments:

Post a Comment