04 October 2016

NË GJIROKASTËR, NJË TJETËR DERË E HAPUR


Studiuesi Sejmen Gjokoli deshmon perjetimet nga vizita në shtëpinë e Kadaresë 


Gjirokastra është e gjitha një " portë" e madhe që duket se rri përherë hapur e çdo herë sikur të fton të futesh brenda.
Brenda saj rrinë po ashtu hapur dhjetra e qindra " porta" të tjera të cilat do pëlqeja ti ndaja në dy grupime : shtëpitë e banorëve që mbeten zemër e dyer hapur për miqtë dhe ato muzeale të cilat janë edhe asete të çmuara të Trashëgimisë Kulturore e Historike që mbeten hapur për vizitorë e mysafirë.
Pikërisht këtyre të dytave, pak kohë më parë, u është shtuar një tjetër objekt, një tjetër aset pa diskutim shumë i rëndësishëm, "Shtëpia e Kadaresë".
Kohë e vite më parë, nga Pika e Fantazisë, e kisha parë sa herë ashtu të rrënuar e gërmallë. Tani vetëm sa kisha dëgjuar e parë përmes kronikash se falë kujdesit të MK, shtëpia u restaurua e u vendos në shërbim të vizitorëve, duke u bërë pjesë në axhendën e guidës turistike të qytetit.
Më erdhi mirë që për grupet pjesëmarrëse të "Argjiro Fest 2016" në programin e ditëve të Festivalit Folklorik Bashkia e qytetit kishte parashikuar edhe vizitat në Shtëpinë Kadare, shkrimtarit të shquar e njeriut të jashtëzakonshëm të letrave shqipe.
Pata kënaqësinë që për të parën herë pragun e kësaj shtëpie-monumentale ta kapërcej me anëtarët e Ansamblit Kombëtar "Shota" të Kosovës dhe veçanërisht Drejtorit të këtij institucioni të Kulturës Kombëtare Shefqet Gjocaj, një pasionant i madh i veprës së shkrimtarit.
...Gjithshka perfekte, një mrekulli gdhendje në gur e drurë.
Po mbi të gjitha një objekt muzeal që përcjell histori të madhe kulturore. Themele, mure, dhoma e oda që lindën e rritën kollozin shqiptar të penës e mendimit...

No comments:

Post a Comment