Ndalohet per moskallezim krimi
Policia e Gjirokastres tha se në lidhje me ngjarjen e ndodhur në
datë 18.10
2016, ku në kthesën e fshatit Bodar, Përmet, për motive të dobëta
shtetasi E.M, 39 vjeç, banues në Përmet ka tentuar të vras me armë
zjarri shtetasin J.H, 30 vjeç, banues në Përmet, u ndalua shtetasi Geraldo
Caushdelo.Në bazë të Urdhrit të Prokurorit,
nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë
Vendore të Policisë Gjirokastër është bërë ndalimi i shtetasit :
Geraldo Caushdelo, 44 vjeç, banues
në Përmet, për veprën penale "Moskallzim krimi".
Si dhe u shpallën në kërkim
shtetasve : E.M, 39 vjeç,(autori),banues në
Përmet, për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur ne tentativë"
dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit". E.M, 27 vjeç (vëllai i autorit),
për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Gjithashtu
u bë sekuestrimi i mjetit tip "Subaru", me targa YHX 4666, (mjeti i
autorit).
No comments:
Post a Comment