Njëkohesisht drejtonte dhe automjetin pa leje drejtimi.
Sekuestrohet një armë zjarri Kallashnikov dhe një krëhër me 29 fishek.Njësia Operacionale e Kontrollit të Territorit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me efektivët e Stacionit të Policisë Memaliaj në zbatim të Planit të Masave për patrullimin dhe kontrollin e territorit, bazuar edhe mbi bazën e l informacioneve të marra në rrugë operative se një i ri nga Fieri po qarkullonte me armë zjarri në makinë, në vendin e quajtur "Sektori i 3", segment rrugor pranë fshatit Luftinjë, kanë bërë bllokimin e automjetit të dyshuar. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip "Land Rover", me targa AA 396 IG, që drejtohej nga i riu nga Fieri u gjet dhe u sekuestrua në cilesinë e provës materiale një armë zjarri automatik, model 56 me një krëhër, në të cilin ndodheshin 29 fishek.Si dhe nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit rezultoi se ky shtetas ishte i pa paisur me leje drejtimi. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë rrestimi në flagrancë i shtetasit :A.L, 17 vjeç, banues në Roskovec, për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Drejtim automjeti pa leje drejtimi"Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
No comments:
Post a Comment