Policia e Gjirokastres tha se më datë 06.09.2016, në kuadër të planit të masave të goditjes së trafikut të
lëndëve narkotike, në P. K.K. Kakavijë, nga punonjësit e Policisë Kufitare në
vijën e dytë u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve
narkotike. Shërbimet
e Policisë Kufitare gjatë kontrollit në vijën e dytë, të ushtruar në autobuzin
e linjës Vlorë -Athinë ,
kanë evidentuar disa pako të mbështjella me qese plastike ,të cilat ishin në
serdiljen e fundit ,ngjitur me xhamin e pasëm të autobuzit. Menjëherë
kanë bërë bllokimin e autobuzit, duke njoftuar grupin hetimor si dhe
Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Gjatë
kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, u gjetën 4 pako të mbështjella me
qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë
totale 1 kg Këto
pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu
u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
D. B 46 vjeç ,banues në Vlorë,si posedues i lëndës narkotike.Ky shtetas
ishte pasagjer në autobuzin Vlorë-Athinë. Materialet
proçeduriale do t'i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën
penale "Trafikimi i narkotikëve ", parashikuar nga neni 283/a i Kodit
Penal.






No comments:
Post a Comment