Asgjësohen 1 777 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva në Përmet
dhe Këlcyrë.
Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë , për
goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendet e
quajtur "Përroi i Kobares ", "Gropat " , "Përroi i
Llapushës" , Njësia Administrative Frashër ,Përmet u konstatuan dhe u
asgjësuan rreth 327 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë
në vendin e quajtur " Arat e Hades" , Këlcyrë , u konstatuan dhe u
asgjësuan rreth 1 450 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies , ku disa prej
tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
No comments:
Post a Comment